SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm të japë dorëheqjen nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë.

Mbrëmjen e kaluar i ftuar në “Xing me Ermalin” Haradinaj ka folur për jetën e tij duke nisur nga puna në emigrim deri tek martesa dhe karriera politike.

I pyetur nga Ermali se në qoftë se bashkohet Shqipëria dhe Kosova kush do ta japë dorëheqjen ai apo Rama, kryeministri i Kosovës tha “E jap unë. Po pse jo” shumë spontan për të treguar se më i rëndësishëm se gjithçka është bashkimi.

Ankesave të moderatorit për kontrollet në të dyja anët e kufirit, Haradinaj iu përgjigj se nga 1 janari nga Kosova do të hiqen të gjitha kontrollet.