SHPËRNDAJE

Njëri nga lojtarët më të shtrenjt në histori të Barcelonës, Ousmane Dembele është cak i kritikave nga skuadra e tij. Talenti francez asnjëherë nuk i ka arsyetuar pritshmëritë dhe paratë e paguara për ta duke patur formë të luhatshme.

Për këtë, bordi i Barcelonës në koordinim me trajnerin Valvderde është mbledhur për të diskutuar të ardhmen e futbollistit. Sipas Valvderdes, Dembele ka talent të veçantë, por asnjëherë nuk arrin ta tregojë në fushë.

Poashtu, francezi kritikohet si një lojtar që punon pak dhe është lojtari me më së shumti vonesa në skuadër. Bordi është duke e shqyrtuar seriozisht largimin e lojtarit në janar pasi që ka dy oferta serioze në tavolinë për të.

Jozyrtarisht mësohet se Arsenali është skuadra që po këmbëngul për të, por që interesim ka shprehur edhe Tottenhami.

Nëse Dembele në javët në vazhdim nuk ka përmirësim, largimi i tij në janar do të jetë i pashmangshëm. Për këtë, është njoftuar edhe agjenti i futbollistit.