SHPËRNDAJE

Shteti nesër do të paguajë 60% të pagës minimale, gjegjësisht rreth 18,000 dinarë për punonjës, për 235.372 subjekte ekonomike në të cilat punojnë 1.016.535 punonjës, dhe për këtë qëllim nga buxheti i shteti do të ndahen 18.4 miliardë dinarë. Një nga ndryshimet më të mëdha në raport me paketën e parë të masave është se paketa e dytë ka për qëllim edhe subjektet ekonomike që janë themeluar pas 15 marsit, dhe më së voni deri më 20 korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistruesve të Biznesit, ekzistojnë gjithsej 13.550 kompani të tilla.

Paratë do t’u paguhen ndërmarrjeve të sapoformuara në Shtator, edhe atë në shumën 120 përqind të pagës minimale për punonjës.

Është e nevojshme që ndërmarrjet e reja deri më 15 shtatorë të paraqesin formularin PPP-PD, në të cilin do të vendosin 5 janarin të vitit 2021, si datën kur fillojnë pagesën e taksave dhe kontributeve. Për subjektet ekonomike të sapoformuara që duan të shfrytëzojnë masat e ndihmës do të hapen llogari të për qëllime të veçanta.

Pagesa e dytë për të gjitha subjektet e tjera ekonomike, të cilët kanë përdorur tashmë ndihmën, do të kryhet në shtator, ndërsa taksat dhe kontributet mbi pagat do të shtyhen për një muaj.

Të gjithë ata që kanë marrë pagën minimale në korrik nuk do të duhet të bëjnë kërkesë për paketën e re të ndihmës, por do të regjistrohen automatikisht.

“Ai që ka fituar të drejtën ndërsa nuk i dëshiron paratë, ose nuk i plotëson kushtet, thjesht nuk ka nevojë t’i shpenzojë dhe ato fondet do të kthehen automatikisht në buxhet, deri më 31 tetor, më së voni”, tha Ministri e Financave Sinisha Malli.

Ministri përmendi që punëdhënësit e kanë për detyrimin të mos e zvogëlojnë numrin e të punësuarve për më shumë se 10 përqind në periudhën prej tre muaj nga pagesa e përfitimit të fundit të drejtpërdrejtë, gjegjësisht më së voni deri në fund të vitit.

Pagesa e parave do të bëhet në llogarinë e hapur tashmë të Kovidit dhe pagesa direkte mund të përdoret ekskluzivisht, theksoi Malli, për pagesat e pagave dhe kompensimin e pagave për punonjësit./presheva.com/