SHPËRNDAJE

Suarez-Messi-Neymar
Sulmuezi brazilian i Barcelonës ka thënë se ekipi katalanas çdo ditë po përparon.

“Nga dita në ditë po bëhemi më të mirë” ka thënë Neymar.

“Messi është lojtari më i mirë në botë, po edhe Suarez definitivisht është njëri nga më të mirët. Eshtë kënaqësi të luash pranë tyre” ka thënë Neymar.

Në pyetjen konkrete se a janë MSN më e mirë se BBC e Real Madridit.

“Mendoj se jemi. Por, nuk do të flas për kundërshtarët” ka thënë braziliani.

Neymar ka folë edhe për ndeshjen ndërmjet Realit dhe Schalke.

“Për pak! Po të kishte zgjatur ndeshja edhe dhjetë minuta…” me buzëqeshje ka komentuar Neymar.

“Menxi po presim El Classicon. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Do të shkojmë në këtë ndeshje si finale. Por, sezoni është i gjatë, edhe nëse fitojmë, asgjë nuk do të përfundoj” ka thënë Neymar.