SHPËRNDAJE

Gazeta Mundo Deportivo shkruan se ylli i Paris Saint-Germain, Neymar është i hapur për t’u bashkuar me Juventusin.

Neymar mbetet me marrëdhënie të acaruara me PSG-në, ku edhe klubi kërkon që ta largojë këtë verë, ndërsa një kthim te Barcelona, duket më i zbehët.

Klubet që mbeten në lojë për shkak të fuqisë financiare janë Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe Juventus.

Sipas mediumit katalunas, uria e Juventusit për Ligën e Kampionëve, me emra të njohur tashmë si Cristiano Ronaldo, Matthijs de Ligt, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey, mund ta tunfojë 27-vjeçarin.

Sidoqoftë, Zonja e Vjetër momentalisht është jashtë loje, pasi është shumë e vështirë që me harxhimet që i ka bërë deri më tani dhe do të binte në ndeshje me Financial Fair Play.

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u bashkua me PSG-në nga Barca në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro.

Ai ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje, duke fituar dy tituj të Ligue 1.