SHPËRNDAJE

Neymar ishte në formë tejet të mirë në ndeshjen e fundit të Paris Saint-Germainit në Ligue 1.

Parisienët fituan 5-0 ndaj Montpellier, derisa sulmuesi brazilian dhuroi spektakël me lëvizjet e tij.

27-vjeçari ishte në qendër të vëmendjes në këtë sfidë, që me driblimet e tij i turpëronte kundërshtarët.

Kur PSG fitonte 1-0 ndaj Montpellier që kishte mbetur me dhjetë lojtarë në fushë shkaku që portieri Dimitry Bertaud ishte përjashtuar me karton të kuq nga loja për ndërhyrjen jashtë zonës që bëri.

Derisa kishte dribluar dy mbrojtës kundërshtar dhe më vonë kishte bërë pasime spektakolare, gjyqtari i takimit vendosi ta ndëshkonte me kartonë të verdhë.

Neymar ishte paralajmëruar nga gjyqtari që mos vazhdonte me aso driblime, shkaku që po i turpëronte lojtarët kundërshtarë, e që tifozët mbetën të befasuar.

“Unë vetëm luaj futboll”, ishte reagimi i brazilianit pas ndeshjes që kishte mbetur i shokuar nga futbolli.

Madje, kartoni i verdhë për ish-yllin e Barcelonës ka ngjallur shumë reagime në Twitter nga tifozët që shkruan se nuk është ky futboll, pasi një lojtar që driblon ndëshkohet me karton të verdhë.