SHPËRNDAJE

Rritja e planifikuar e taksave të rrugës në Serbi nga java e ardhshme do të ulin numrin e automjeteve me targa të huaja që do të udhëtojnë nëpër vendin tonë në sezonin veror, por të ardhurat nga taksat rrugore do të rriten megjithatë. Arsyeja kryesore për rritjen e kësaj tarife është rënia e cilësisë së mirëmbajtjes së rrugëve tona, gjë që automatikisht shkakton kosto më të larta.

Ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajloviç ka thënë se çmimi i pagesave do të rritet për 12 përqind. Për shembull, taksa rrugore nga Beogradi deri në Suboticë në vend të 560 dinarëve do të kushtojë 630 dinarë, nga Beogradi në Nish, në vend të 800, do të kushtojë 896 dinarë. Pra, që nga dita e parë e muajit të ardhshëm, taksat rrugore për makinat do të kushtojnë 4.04 dinarë për kilometër në vend të 3.64 dinarë.

Goran Rodiç, nënkryetar i Odeës Ndërtimore të Serbisë, ka thënë për të përditshmen “Danas” se mirëmbajtja joadekuate është arsyeja kryesore për çmimet më të larta të mirëmbajtjes dhe se ngritja e tyre do të jetë një nga faktorët që do të demoralizojë makinat e huaja të kalojnë nëpër Serbi gjatë shkuarjes për pushime verore.

“Problemi është se Serbia ka humbur jo vetëm korporatën e ndërtimit, por edhe kompanitë e mirëmbajtjes rrugore në të gjithë vendin. Shumë inxhinierë dhe punëtorë i kanë lënë këto kompani dhe kanë shkuar jashtë vendit për të punuar kështu që cilësia e mirëmbajtjes së rrugëve është ulur ndjeshëm për shkak të mungesës akute të fuqisë punëtore.

Rrugët tona mirëmbahen  edhe nga kompani të huaja, por shërbimet e tyre janë shumë më të shtrenjta sesa ato vendore, dhe kjo është një arsye tjetër përse kostot e mirëmbajtjes së rrugëve në Serbi janë rritur, thotë Rodiç.

Ai shton se rrugët e reja të sapondërtuara në Serbi do të kontribuojnë në rritjen e pagesave nga taksat, por që rritja e çmimeve do të ndikojë që shumë më pak automjete të huaja të kalojnë nëpër Serbi sesa shifrat e pritshme. “Një pjesë e shoferëve të huaj për shkak të punkteve të pagesës rrugore por edhe për shkak të pritjeve të gjata në kufi do ti ikin udhëtimit nëpër Sërbi, ata do të udhëtojnë nëpr Rumani dhe Bullgari.

Konkurrenca, kur bëhet fjalë për komunikacionit është e madhe dhe ky është një faktor që duhet llogaritur” ka thënë bashkëbiseduesi. Me fjalë të tjera, në Serbi çmimi i taksave rrugore është rritur së fundmi në vitin 2017 dhe këtë herë me rritjen e planifikuar prej 12%, ndërmarrja “Putevi Sërbije” mund të llogarisë në rritjen e të ardhurave prej 1.9 miliardë dinarë.

Vitin e kaluar, në bazë të pagesës së taksave rrugore, kjo ndërmarrje kishte një qarkullim prej 23.6 miliardë dinarë, një vit para kësaj të ardhurat e realizuara ishin 20.6 miliardë dinarë. Në vitin 2016, nga pagesa e taksës rrugore “Putevi Sërbije” kanë patur të arhdura në vlerë prej rreth 16.9 miliardë dinarë./presheva.com/