SHPËRNDAJE

Të gjith prodhuesit e vegjël të prodhimeve ushqimore nga perimet do të mund të shesin specialitete vendore në mënyrë legale nga 1 marsi në pragun e derës.

Mënyra se si ata do të mund ta bëjnë një gjë të tillë është e rregulluar me Rregullore mbi kushtet e higjienës së ushqimit, i cili vlen për subjektet e vogla të biznesit të ushqimit me prejardhje perimesh.

Ekonomit bujqësore që merren me shitjen e ajvarit, reçelit, frutave të thata ose lëngjeve nuk do të duhet të plotësojnë kushte të rrepta biznesi, por do t’ju kërkohet të regjistrohen si sipërmarrës dhe të paguajnë një taksë paushalle.

Sa do të kushtojë kjo taksë varet nga sasia e prodhimit dhe vendi në të cilin veprojnë, por ata do të duhet të ndajnë minimumi 10,000 dinarë në muaj për taksa dhe kontribute.

Sipas këshilltarit të ministrit të Bujqësisë, prodhuesve të vegjël të ushqimit deri më tani u është dashur të përmbushin të gjitha kërkesat sikur të ishin biznese të mëdha. Për shumicën e prodhuesve ky ishte një problem dhe ata mallin e tyre është dashur ta shesin zonën e zezë.

Ligjit mbi sigurinë e ushqimit tashmë iu është mundësuar që me akte nënligjore të lejojë përshtatshmëri të caktuara dhe shmangie për përpunuesit të cilët merren me përpunimin e sasive të vogla të ushqimit me origjinë bimore, thonë në Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas tyrë kjo praktikë është edhe në vendet e BE-së. Qëllimi është t’u sigurohen prodhuesve të vegjël kushte më të lehta pa rrezikuar sigurinë. Prodhuesit do të ndahen në dy grupe.

Për ata që kanë përpunimin në parcelat bujqësore dhe në ata që punojnë në objektet me kapacitete të vogla./presheva.com/