SHPËRNDAJE

Se si do të duket viti i ri shkollorë në Sërbi këtë me saktësi askush nuk mund ta thotë.
Ditë më parë, Ministri i Arsimit, Mladen Sharçeviç, ka zbuluar disa modele që kryesisht kombinojnë mësimin e rregullt dhe atë online, por menjëherë pas kësaj, Presidenti Aleksandar Vuçiç ka thënë qartë se “ai nuk përjashton mundësinë e mësimit të plotë online, dhe se shëndeti vjen në radhë të parë”.
Një gjë duket se është e sigurt: nxënësit që vijnë në shkollë do të duhet të mbajnë maska, ndërsa janë paralajmëruar edhe dënime për ata që nuk i përmbahen kësaj mase.
Siç ka potencuar Ministri Sharçeviç, “nga shtatori, disiplina në shkolla do të duhet të jetë shumë më e rreptë se më parë, kështu që nxënësi për mos mbajtje të maskës fillimisht do të paralajmërohnt, pastaj do të qortohnt, dhe nëse ata vazhdojnë të heqin maskën do të suspendohen nga shkolla.
“Do të aprovojmë rregulla të veçanta dhe rregulloren që zbatohen në situata emergjente në mënyrë që nxënësi të suspendohet, sepse nëse heq maskën më shpesh, ai do të rrezikonte sigurinë e fëmijëve të tjerë. masat duhet të respektohen – tha Ministri Sharçeviç.
Ai ka potencuar se shkollat do të sigurojnë maskat për mësimdhënësit dhe stafin tjetër, ndërsa për nxënësit do ti sigurojnë prindërit.
Rekomandimi i Ministrit është që për nxënësit të sigurohen maska pambuku që lahen dhe të cilat përshtaten me moshën e tyre.
Në fillim të javës tjetër, siç është bërë e ditur, Ministria e Arsimit do ti paraqesë disa modele Shtabit qeveritarë të krizave, se si do të duket viti i ri shkollor nga 1 shtatori.
Sigurisht, gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike në Serbi gjatë vjeshtës.
Prindërit do të kenë mundësinë të zgjedhin opsionin sipas të cilit fëmijët e tyre do të ndiqnin mësimet në internet, nga shtëpia.
Ndërsa do të jenë të detyruar të shkojnë në shkollë për tu përgjigjur për nota.
“Disa prindër janë të frikësuar, ka edhe familje në të cilat dikush është i infektuar me virus, ka edhe nga ata me sëmundje të tjera, prandaj kanë frikë se fëmijët do ta sjellin virusin nga shkolla” ka thënë Sharçeviç.
/presheva.com/