SHPËRNDAJE

Crtistiano Ronaldo ka mbushur sot (e mërkure) 35 vite, derisa ende po tregon formë të lartë te Juventusi.

Ylli portugez deri më tani në këtë sezon ka shënuar 19 gola dhe ka bërë dy asistime, e që po tregon formë fantastike për moshën që ka.

Mundo Deportivo ka krijuar një formacion me lojtarët që kanë mbushur mbi 35 vite edhe ende janë aktiv në futboll:

Në portë është legjenda e Juventusit dhe e Italisë, Gianluigi Buffon (42-vjeçar).

Katërshja mbrojtëse përbëhet nga Dani Alves (36), Giorgio Chiellini (35), Thiago Silva (35) e Juan Fran (35).

Në mesfushë gjenden Franck Ribery (36), Santi Cazorla (35), Andres Iniesta (35) dhe Joaquin (38).

Deri sulmi përbëhet nga Zlatan Ibrahimovic (38) dhe Cristiano Ronaldo (35).

Por, nuk mund të harron as këta lojtarë që janë në formë të mirë:

Handanovic (Portier – Inter de Milán), 35

– Claudio Bravo (Portier – Manchester City), 36

– Leighton Baines (Mbrojtës – Everton), 35

– Ashley Williams (Mbrojtës – Bristol City), 35

– Borja Valero (Mesfushor – Inter), 35

– Marco Parolo (Mesfushor – Lazio), 35

– Gabi (Mesfushor – Al Sadd), 36

– Fabio Quagliarella (Sulmues – Sampdoria), 37

– Aduriz (Sulmues – Athletic Club), 38

– Jorge Molina (Sulmues – Getafe), 37.