SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë përmes një shkrese zyrtare kanë informuar kryetarin e Bashkësisë Lokale Raincë se nga data 01 korrik fillon faturimi për mirëmbajtjen e kanalizimit kryesorë fekal në Raincë.

Lidhur me këtë vendim kryetari i bashkësisë lokale, Ali Sinani fton kryesinë e Bashkësisë lokale Raincë që më datë 30 qershor me fillim në ora 19.00 të marin pjesë në mbledhjen e përbashkët dhe të marrim vendim lidhur me shkresën e NP Moravica.

Në takimin e 30 qershorit kryetari Sinani ka ftuar edhe përfaqësuesit e Ndërrmarrjes Publike Moravica dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal thuhet kështu në njoftimin e kryetarit të BL Raince, Ali Sinani./presheva.com/