SHPËRNDAJE

Për shkak të kërkesave të shumëta dhe rritjes së fluksit të madh të qytetarëve tanë, sidomos në kohën kur kanë filluar të vijnë mërgimtarët në vendlindje, të cilët aplikojnë për rregullimin e dokumentave të udhëtimit, me kërkesë të Komunës së Preshevës, Administrata policore në Stacionin Policor në Preshevë, ka vendosur të punojë me orar të zgjatur, edhe atë duke filluar nga ora 08:00 deri më ora 20:00.

Radhët e gjata të pritjeve që janë krijuar këto ditë, dyshohet të jenë si pasojë e aparaturës së vjetëruar dhe jo kompatibile për punë më efikase.

Më qëllim të gjetjes së një zgjidhje afatgjate dhe përshpejtimin e punës së stafit administrativ në Stacionin policor të Preshevës, Komuna e Preshevës përmes Rebalancit të dytë të buxhetit, ka paraparë mjete financiare që do të dedikohen për blerjen e pajisjeve kompjuterik më të avancuara për Administratën policore në Preshevë, lajmin e ka konfirmuar ne faqen zyrtare kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Sipas Arifit në këtë mënyrë do të bëhet kompletimi i Administratës policore në Preshevë me infrastrukturë adekuate, e cila do të ndikojë në efikasitetin e punës së sfafit administrativ dhe evitimin e rradhëve të gjata të pritjeve të qytetarëve tanë./presheva.com/