SHPËRNDAJE

Shtatëdhjetë e pesë vjeçari ka marrë plagë të rënda në një aksident trafiku që ndodhi të martën në mbrëmje pranë fshatit Leran komuna e Preshevës në rrugën ndërmjet fshatrave Bushtran dhe Geraj, ka bërë të ditur drejtoria e policisë së Vranjës.

Aksidenti ka ndodhur te kthesa për fshatin Leran kur automjeti i markës “passat” të cilin e ngiste një mashkull i moshës 58 vjeç nga Presheva ka ardhur në kontakt me biçikletën që e ngiste shtatëdhjetë e pesë vjeçari nga komuna e Preshevës.

Çiklistin e lënduar ngasësi i “passatit” e ka dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, prej nga është transportuar për në Qendrën Shëndetësore në Vranjë ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e kanë kryer pjestarët e policisë së komunikacionit, me autorizim të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Bujanoc./presheva.com/