SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i ShBA-së Barack Obama duket të jetë tejet i kijdesshëm me vjehrrën e tij.

Sot, nëna e Michelle gëzon ditëlindjen e radhës e me këtë rast, Obama ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar atë.

“Për vite të tëra ju mund ta keni parë nënën e Michelle, Marian Robinson, në foto me familjen tonë në inaugurim, tek pema e krishtlindjeve dhe shumë ngjarje të tjera. Mirëpo ajo çfarë nuk keni parë është se ajo ka qenë për çdo ditë me neve, jo vetëm për Michelle dhe vajzat tona, por edhe për mua, gjithashtu. Unë gjithnjë e kam cmuar vendosmërinë, pikëpamjen, mençurinë e saj. Urime ditëlindjen Marian për shumë mote.”, ka shkruar ai krahas fotografisë.