SHPËRNDAJE

Një hap afër finalizimit të qendrës për hemodijalizën në Preshevë. Pritet drita jeshile nga ministria e Shëndetësisë për dhënien e lejes për të funksionuar edhe në Preshevë qendra për hemodijalizë, lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu.

Ai ka treguar se aparatura e nevojshme për funksionim të hemodijalizës tani veç është siguruar por pritet vetëm leje nga ministria përkatëse. Drejtori Salihu ka vizituar Shtëpinë e Shëndetit në Kurshumli ku nga afër është informuar për funksionimin e kësaj qendre e cila plot 10 vite e ka në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit.

Iniciativa e drejtuesve të Shtëpisë së Shëndetit në për hapjen e qendrës së hemodijalizës në Preshevë ka gëzuar edhe qytetarët sepse pacientët e diagnostifikuar me sëmundje të veshkëve nuk do të udhëtojnë më për marrje të terapive në qendrën spitalore në Vranjë.

Pacientët e diagnostifikuar me këtë sëmundje nga Presheva tri herë në javë duhet të udhëtojnë nga 90 kilometra për tremane mjekësore në Vranjë dhe kjo është aryeja pse i jemi drejtuar ministrisë së shëndetësisë për dhënien e lejes në hapjen e qendrës për hemodijalizë në Preshevë, ka thënë drejtori, Driton Salihu./presheva.com/

Lajm i mirë: Një hap afër finalizimit të qendrës për hemodijalizën në PreshevëTë gjithë Aparaturën e nevojshme për funksionim të hemodijalizës e kemi siguruar, vetëm se jemi në pritje të lejes nga ministria e Shëndetësisë.🏩Me këtë rast, sot kemi vizituar shtëpinë e shëndetit më Kurshumli, me të cilën kemi bashkpunim të mirë për të shikuar nga afër funksionimin e kësaj qendre e cila plot 10 vite e ka në kuadër të shtëpisë së shëndetit. ✅

Gepostet von Driton Salihu am Mittwoch, 10. Juli 2019