SHPËRNDAJE

Favzia bint Fuad (e Egjiptit) ishte e bija e Mbretit Fuad I, i cili rridhte nga dinastia me origjinë shqiptare e Muhamed Aliut, sundimtarit të Egjiptit. Më 16 mars 1939 Favzia bint Fuad u martua me princin e kurorës iraniane Reza Pahlavin, Mbretin e ardhshëm të Iranit (nga viti 1941). Rrjedhimisht Favzia bint Fuad ishte Mbretëreshë e Iranit.

Me Mbretin iranian ajo pati një vajzë, Shehnazen. Në vitin 1942 portreti i Mbretëreshës Favzia bint Fuad u botua në ballinën e revistës amerikane LIFE. Kështu ajo u bë ikonë botërore. Fotografi Cecil Beaton e përshkroi atë si një «venus aziatik» me fytyrë të përsosur në formë të zemrës dhe me sy të kaltër depërtues.

Më 1945 çifti u divorcua.

Më 1948 Reza Pahlavi u njoftua në Londër me Soraya Esfandiary Bakhtiary, bijën e një princi persian dhe të gjermanes Eva Karl.