SHPËRNDAJE

Në Bruksel është mbajtur një minutë heshtje në nder të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Ka qenë sekretarja e përgjithshëm e RCC-së, Majlinda Bregu, e cila u kërkoi kolegëve të saj në Konferencën e Miqve të Evropës për të ardhmen e Ballkanit që të mbanin një minutë heshtje.

“Një minutë heshtje në Bruksel për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Faleminderit dhe njëherë të gjithë vendeve mike të Shqipërisë për mbështetjen qysh në orët e para pas tragjedisë”, thekson Bregu.