SHPËRNDAJE

Një nga qytetet më të mëdha të Indisë, që njëherit është shtëpia e afro pesë milionë banorëve, rrezikohet të mbetet pa ujë, kjo për faktin që rezervat e ujit janë duke u harxhuar.

Pamjet satelitore të shkrepura gjatë këtij muaji, shfaqin liqenin artificial Puzhal me mungesë të madhe të ujit, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

Katër liqenet artificiale të këtij qyteti kanë mbetur pothuajse pa ujë, që do të thotë se pesë milionë banorë do të varen ekskluzivisht nga uji jo i pijshëm që mblidhet nëpër përroska.

Autoritetet përgjegjëse janë kritikuar për reduktimet, dhe për faktin se nuk është duke ndërmarrë diçka për të parandaluar shpenzimin e ujit të pijshëm në gjëra shumë të parëndësishme.

Bëhet fjalë për qytetin Chennai që nuk e përpunon ujin nga të reshurat atmosferike, dhe në të cilin temperaturat gjatë vitit 2016 kishin arritur deri në 50 gradë celsius.