SHPËRNDAJE

Një objekt i paidentifikuar fluturues është rrëzuar dhe ka shpërthyer në Qipron Veriore, kanë konfirmuar autoritetet lokale.

E më pas në opinion filluan të qarkullojnë thashetheme se bëhet fjalë për një raketë kundërajrore, derisa një pjesë tjetër pretendon se bëhet fjalë për një aeroplan izraelit të rrëzuar gjatë sulmeve të mbrëmshme në Siri.

“Sipas informacioneve të para, objekti që ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm është ose fluturake ose diçka të ngjashme që ka transportuar lënë shpërthyese, ose mund të jetë raketë”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme i Qipros Veriore, Kudret Ozeray.

Autoritetet e Qipros Veriore që është nën kontrollin e turqve, deri më tani nuk kanë konfirmuar nëse kjo fluturake i përkeq forcave të tyre të armatosura.