SHPËRNDAJE

Nga Snezhana Hyrije Nikoliqin nga Smederevska Pallanka ka hequr dorë e gjithë familja, përveç nënës së saj, duke e konsideruar turpin e familjes, por as ky fakt nuk e ka dekurajuar vajzën serbe që të konvertohet në fenë islame, edhe pse tani jeton e vetmuar në një banesë me qera.

Ajo këmbëngul që të shërbejë si shembull për të rinjtë që duan ta ndërrojnë fenë.

Snezhana, që tash e ka marrë emrin Hyrije, thotë se e ka agjëruar Ramazanin para se të konvertohej në myslimane, kurse kalimi i saj nga feja ortodokse në katolike e ka tronditur Serbinë.

Nëna e saj e kishte pranuar vendimin e së bijës, por nuk ishte pajtuar që ajo të mbulohej me shami.

Përveç nënës, pjesa tjetër e familjes ka hequr dorë nga ajo, duke konsideruar se ajo e ka rrënuar manastirin dhe se është turpi i tërë familjes.