SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq ka thënë se ndryshime të rëndësishme në kremtimin e ditës së flamurit nuk ka dhe se ai beson që organet shtetërore edhe kësaj here të ndërrmarrin masa ligjore.

“Dukej se do të kishte ndonjë ndryshim, të paktën kështu u paralajmërua në konferencën e fundit mbi integrimin e shqiptarëve në jug të Serbisë. Në njërën nga rekomandimet ka qenë që Këshilli Nacional i Shqiptarëve të angazhohet për të bërë simbolin e pakicave nacionale” ka thënë Arsiq, transmeton presheva.com, i cili thotë se se një iniciativë e tillë nuk ekziston pesë gjashtë vitet e fundit.

Gjithnjë numri më i pakët që po merr pjesë në vendosjen e flamurit po interpreton se se “njerëzit kanë kuptuar se nga flamuri nuk jetohet”.

“Mund të mblidhen pak poena politikë, por jo sikur që ka qenë dikur. Njerëzit tani po kërkojnë ekzistencë, kërkojnë mundësi që të jetojnë” ka përfunduar Arsiq. /presheva.com/