SHPËRNDAJE

Projekt planifikimi për rregullimin e trotuarit që shkon nga kisha ortodokse deri tek qendra e qytetit ka përfunduar, tani fillon faza e tenderimit dhe konsulenca me qytetarët që bashkarisht të realizohet kjo kërkesë në mënyrën më të mirë, ka thënë kështu për media kryetari i komunës, Shqiprim Arifi. Gjatë inspektimeve të punëve në terren kryetari Arifi ka qëndruar dje në njësinë numër 5 në Preshevë ku ka premtuar rregullimin e trotuarit përskaj lumit meqë është kërkesë e banorëve të kësaj pjese të qytetit .

Vazhdimësi e projektit për rregullimin e trotuareve do të jetë edhe trotuari përskaj lumit në rugën në drejtim të Gjilanit e që përfundon në dalje të qytetit. Për këtë pjesë periferike të Preshevës është paraparë edhe rregullimi i një hapësire të gjelbëruar në formë të parkut në këtë lokacion për të siguruar ambiente rekreacione edhe për fëmijët dhe qytetarët e moshës së tretë. Gjatë këtyre ditëve po bëhet edhe pastrimi i lumit. Ndërsa projektet e tjera që po realizohen në njësinë numër 5 është rregullimi i rrymës kabllo e tensionit të lartë që vjen nga trafo stacioni në drejtim të qytetit nga kjo njësi e që përfundon tek kisha ortodokse dhe shpimet në afërsi të toplikut për ta furnizuar këtë pjesë me ujë të mjaftueshme. Vitin e ardhshëm kryetari i komunës premton gjetjen e modaliteteve për mirëmbajtje të lumenjëve dhe zonave të gjelbëruara në qytet dhe rrethinë duke bërë përzgjdhje të kompanive adekuate./presheva.com/