SHPËRNDAJE

Tenori kosovar, me famë botërore, Ramë Lahaj do të performojë në Prishtinë.

Tenori nga Istogu me 1 gusht do të jetë në Sheshin Skëndërbeu në Prishtinë. Për këtë, ai sapo ka ndarë një njoftim.

“Të dashur bashkatdhetarë, me kënaqësinë më të veçantë ju njoftoi se me datën 1 Gusht 2019, në orën 20:30, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të mbajnë koncertin Rame Lahaj & Friends.
Ju ftoj të gjithëve, ju adhurues të muzikës serioze, por po ashtu edhe ju që keni qejf ta përjetoni si përvojën e parë, të vini ta shijojmë të gjithë së bashku” shkruan Lahaj në njoftim.