SHPËRNDAJE

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, edhe këtë vit pritet të mbahet në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi, me 2,3 dhe 4 gusht.

Vitin e kaluar ky festival mblodhi një numër të madh të njerëzve për tri ditë, derisa edhe këtë edicion pjesëmarrja është dyfishuar.

Faqja kryesore e “Sunny Hill” në Instagram, ka zbuluar këngëtaren e parë që do jetë e pranishme në këtë festival dhe është artistja nga Prishtina, Njomza Vitia.

 

“Të emocionuar të ndajmë artisten e parë për Sunny Hill Festival 2019. Ajo është një performuese e mrekullueshme, ka një zë të mahnitshëm dhe duket gjithnjë ‘cool’ në këngët që i shkruan”.

“Ajo i ka shkruar hitet si ‘Rings’, ‘Thank you, next’ për shoqet e saj Ariana Grande dhe shumë të tjera. Njomza tani ka një numër të madh të hiteve me të cilat ka kryesuar në Billboard. Do të performojë për herë të parë në qytetin e saj. Më 2, 3 dhe 4 gusht do jemi për të parë atë dhe ta ndjejmë atë”, shkruan në postimin e faqes.

Theksojmë se në mesin e shumë artisteve të tjera që po gëzojnë suksese në botë, tashmë figuron edhe emri i Njomzës.