SHPËRNDAJE

Edhe pse është konfirmuar deri më tani në 13 të prekuar nga virusi në Novi Pazar, ky qytet, i cili është caktuar si pikë e re infektimi nga COVID-19 në Serbi, është në përgatje për shtimin e madh të numrit të pacientëve, kujdesin e tyre dhe luftën kundër përhapjes së kësaj sëmundje infektive.

Nga këta 13, 3 janë vendosur në Qendrën Klinike në Kragujevac, ndërsa 10, me një pamje më të lehtë klinike, u dërguan në spital të përkohshëm në Panairin e Beogradit.

Sipas antarve lokal të shtabit për Kriza, “pacienti zero” ka shumë gjasa që është infektuar gjatë qëndrimit në Slloveni dhe Kroaci, ku po qëndronte me të afërmit e tij.

Bëhet fjalë për një pronar i shumë furrave në Novi Pazar, dhe të gjithë të infektuarit deri më tani kanë qenë në kontakt me të./presheva.com/