SHPËRNDAJE

Gjendja momentale e furnizimit me ujë të pijes në qytetin e Preshevë është stabile edhe pse ende mbeten problematike burimet e vjetra të ujit të cilat kanë shterrur gjatë kësaj kohe siç është ai i Toplikut.

Por fokus i mirëmbajtjes janë tri burimet e reja që janë hapur vitin e kaluar thotë drejtori teknik i NP Moravica, Eroll Mustafa.

Drejtori Mustafa për portalin tonë ka konfirmuar se edhe burimi i ujit të Valevës është në gjendje shumë të keqe i cili nuk posedon ujë momentalisht ndërsa burimet e ujit te Plepat dhe në Çukarkë janë në gjendje stabile.

Pas vendosjes së pompave elektonike për furnizim me ujë të pijes faza e tretë për Ndërmarjen Publike Moravica dhe pushtetin lokal në Preshevë është vendosja e orëmatësve në tërë rrjetin e qytetit.

Përmes këtyre orëve në mënyrë të digjitalizuar do të kemi qasje më të qartë për shpenzimin e ujit në çdo lagje të qytetit, thotë kështu gjatë intervistës për preshevacom drejtori teknik i NP Moravica, Eroll Mustafa./presheva.com/