13.5 C
Presevo, Serbia
29.09.2020
Ballina Lifestyle Nuk mund të qëndrojë ulur në aeroplan për shkak të trupit gjigant...

Nuk mund të qëndrojë ulur në aeroplan për shkak të trupit gjigant – por 32-vjeçari që është 213 centimetra i gjatë vozit veturë të vogël

SHPËRNDAJE

Një djalë i ri që punon si këshilltar në Universitet është i gjatë plotë 213 centimetra dhe që nuk mund të ulet lirshëm në karriget e aeroplanit, ka habitur të gjithë kur ka pranuar se vozit një veturë shumë të vogël.

Lydon Sutcliffe, 32-vjeç, i bën të gjithë kolegët të qeshin çdo mëngjes kur trupin e tij gjigant e fut brenda veturës së vogël Smart Fortwo.

Megjithatë ai pranoi se si fëmijë e kishin ngacmuar shumë për shkak të gjatësisë – por ky anashkalim që i është bërë nga shoqëria e ka shtyrë atë të ndihmojë të tjerët në veçanti ata të gjatit.

Sutclife ndihmon punonjësit me nevoja të veçanta, punon si këshilltar në universiteti dhe studion psikoterapinë. Ai gjithashtu është shfaqur në filmin holivudian Rogue One dhe në Solo: A star Wars.

Por ai duket shumë qesharak kur kalon me veturën e tij të vogël nëpër Blackpool të Lancashire, ku vepron dhe punon. Por ai thotë se nuk ka zgjidhje tjetër, pasi gjatë vitit 2016, vetura Nissan Navara që e ngiste iu shkatërrua dhe u detyrua ta shfrytëzojë veturën e të ëmës.