SHPËRNDAJE

 

I pari i partis së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për Bujanocin Nenad Mitroviç, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes subjekteve politike shqiptare në Bujanoc për një qeverisje të përbashkët, ka reaguar duke thënë se Bujanoci mbeti pa investime.
Mitroviç për mediat lokale ka thënë se, ky është një hap i gabuar i cili do të ndikojë në mënyrë negative në stabilitetin politik dhe për pasojë në zhvillimin ekonomik.
“Po pyes se kush do ti bind investitorët që të vijnë dhe ti investojnë parat e tyre, të hapin vende të punës, kur të ndëgjojnë se këtu kemi një qeverisje një etnike dhe se Shqiptarët e kanë përjashtuar komplet një bashkësi etnike nga gjithçka, kështu duke shkelur rezultatet e zgjedhjeve dhe dhe vullnetin e qytetarëve” ka thën Mitroviç.
Sipas tij kjo qeverisje vështirë të funksionoje në praktikë edhe pse e ka një shumicë prej 26 këshilltar nga 41 sa numron gjithsej KK i Bujanocit.
“Sigurisht se sërbët nuk do të jenë të kënaqur me këtë akt por ju garantoj se as shqiptarët, sepse kur nuk do të keni mundësi të hapni fabrika, nuk keni investime, do të keni vetëm pakënaqësi, dhe unë nuk e di kush do të ju vijnë nga investitorët kur kështu sillen” ka potencuar njeriu i parë i SNS-it për Bujanocin./Presheva.com/