SHPËRNDAJE

Policia edhe më shumë do ti forcojë masat represive dhe do të ashpërsojë kontrollat pr shkak të statistikave shqetësuese mbi viktimat e trafikut rrugor në rrugët e Sërbisë si pasojë e mosrrespektimit të rregullave, ka thënë sot Ministri i Brendshëm serb Nebojsa Stefanoviç. “E di që kjo nuk është masë shumë rigoroze, do të kemi një qasje më më të ashpër.

Fatkeqësisht, disa njerëz nuk mund të vozisin me përgjegjësi” tha Stefanoviç, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me atë se çka do të ndërmerrë policia lidhur me numrin e madh të aksidenteve me fatalitet në rrugët e Sërbisë gjatë korrikut. Policia, thotë ai, me masa represive do të përpiqet të ndikojë në zvogëlimin e shpejtësisë së automjeteve.

Ai tha se, alkooli ende mbetet shkaktarë kryesore i aksidenteve me fatalitet, veçanërisht në mbrëmje, gjatë vikendeve dhe përskaj objekteve hotelierike, ndër shkaktarët janë edhe shpejtësia e tejkaluar dhe mos përdorimi rripit të sigurisë. Ministri ka apeluar te shoferët që gjatë temperaturave të larta dhe frekuentimeve të mëdha të komunikacionit gjatë sezonit verorë të bëjnë kujdesë të veçantë ndaj rregullave të komunikacionit.

Policinë e komunikacionit do ta paisim shtesë me vetura civile të policisë dhe kontrollë radari ka thënë Stevanoviç, duke shtuar se nga numri i përgjithshëm i të vdekurve në autostrada në Sërbi 40% janë të huaj. “Statistikat tona janë më të mira në bazë vjetore në përgjithësi, por janë akoma shumë të këqija.

Kur keni midis 500 dhe 600 të vdekur në vit, ndonjëherë 2,000, është një numër i frikshëm” tha Stefanoviç, duke shtuar se statistikat në korrik janë shqetësuese. Numër i madh i viktimave ka qenë në korrik, tha ministri, duke shtuar se, për fat të keq, shoferet, sidomos të rinjtë, nuk i kanë kuptuar apelet, që të kenë kujdes më shumë në komunikacion dhe të mos ngasin vetuar nën ndikimin e alkoolit./presheva.com/