SHPËRNDAJE

Godina e administratës komunale në Preshevë është trashëguar në gjendje katastrofale e cila nuk ka plotësuar asnjë kriter për vijueshmëri të punës për stafin punonjës dhe shërbimet qytetare.

Me ardhjen tonë në pushtet objekti i administratës është renovuar plotësisht duke adaptuar zyret dhe ambientet për të qenë më funksionale në procesin e punës si dhe për të reflektuar seriozitet më të madh të punës në raport me shërbimin e qytetarëve, thotë për portalin preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Keq qeverisja me ndërtesa të amortizuara dhe të dëmtuara me vite të tëra jepte pasqyrë të shëmtuar për vizitorët që nuk janë të paktë që vinë në këtë ndërtesë për takime zyrtare dhe private, thotë Arifi.

Arifi mbetet i përkushtuar edhe më tutje në krijimin e kushteve më të mira në institucionet publike me qëllim që qytetarët ta kenë më të lehtë shërbimin në të gjitha sferat./presheva.com/