SHPËRNDAJE

Në çerdhën e fëmijëve ”8 Marsi” në Preshevë është mbajtur një aktivitet për fëmijët e çerdhes. Ky aktivitet është titulluar Biblioteka për Fëmijë ku mbështetës kryesor janë organizata joqeveritare Ana dhe Vllade Divac me seli në Beograd.

Enkel Rexhepi, anëtar i grupit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se ky aktivitet është realizuari në kuadër të Bibliotekës së Lodrave ku njëherit u bë edhe vendosja e disa lodrave për fëmijë të financuar nga organizata në fjalë.

Sipas z.Rexhepi kjo ide duhet të shtrihet edhe më tepër në çerdhen qendrore dhe në paralele të ndara me qëllim të furnizimit më të mirë me lodra atraktive për fëmijë./Presheva.com/