SHPËRNDAJE

OKF në Preshevë dje ka organizuar turnirin në Streetbal ku fitues të turnirit ishin IFI COM që zurën vendin e parë, vendi i dytë u takoi grupit të Veteranëve ndërsa vendi i tretë shkoi për Sferat e Dragoit.

Sekretari i OKF-së, Dashnim Saqipi për portalin tonë është shprehur se ky turnir është zhvilluar në standarde normale dhe është realizuar me sukses. Sipas Saqipit në periudhën në vijim do të ketë projekte të tjera sportive që do ë jenë në interes të sportdashësve . Në bazë të programit vjetorë të OKF-së aktiviteti i radhës do të jetë organizimi i Ligës Komunale që do të mbahet me shkollat fillore./presheva.com/