SHPËRNDAJE

OKF në Preshevë organizon turnir në Streetball më datë 23 shtator nga ora 16:00. Sekretari i OKF-së, Dashnim Saqipi për portalin tonë është shprehur se ky turnir është i hapur për të gjithë dashamirët e sportit,veçanërisht për ata të Streetball.

Z.Saqipi gjithashtu ka potencuar se kushtet momentale për organizimin e aktiviteteve sportive në vend duke patur parasysh terenet sportive janë të mira momentalisht dhe në vazhdim do të kenë edhe disa projekte ku do të ndryshohen këto terene dhe do të bëhen me gom.Aktiviteti i radhës në kuadër të OKF-së sipas drejtuesit të kësaj organizate do të jetë ai i Ligës Komunale që do të mbahet me shkollat fillore ku do të jetë një garë e futbollit që marrin pjesë të gjitha shkollat dhe do t’a përfaqësojnë një ekip më të mirë./presheva.com/