SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, kishte premtuar se do ti sillte shumë njohje shtetit të Kosovës por një gjë e tillë nuk po ndodh. Qe shtatë muaj Kosovën nuk e ka njohur asnjë shtet. Në MPJ arsyetohen se po u bën pengesë lobimi i shtetit serb, derisa opozita thotë se stagnimi i dialogut Kosovë – Serbi dhe ideja për shkëmbim territoresh me shtetin fqinj e ka penguar ardhjen e njohjeve të reja për Kosovën.

Pavarësisht premtimeve të shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, shtetin e Kosovës nuk e ka njohur asnjë shtet që shtatë muaj.

Shteti i Barbadosit është i fundit që e ka njohur Kosovës gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Për numrin e vogël të njohjeve Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani thotë po ndikon negativisht stagnimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe ideja e Presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë

“Arsyeja themelore pse nuk ka njohje nga shtetet mos njohse është fakti që dialogu Kosovë-Serbi ka krijuar një amulli ka krijuar mjegull tek ato shtete dhe një mesazh të gabuar se kinse subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës dhe statusi akoma nuk është vendosur”, tha Osmani.