SHPËRNDAJE

Vendimi i mjekëve per rrjedhën e sëmundjes ndikone kur qytetarët do të kthehen në normalitet, tha Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Ju më bëni pyetjen sikur të varet nga unë, kjo varet nga sëmundja dhe vendimi i mjekeve”, tha presidenti kur u pyet kur qytetarët e Serbisë do të ktheheshin normalitetit.

Ai shton se e kupton padurimin e qytetareve, por ai nuk është fajtori.

“Njerëzit nuk kanë pasur as një shans të shohin se si duket kriza,” shpjegon presidenti.
“Askush nga ne nuk është sadist, askush nuk donte të torturonte njerëzit, ne thjesht donim të shpëtonim vendin dhe popullin tonë,” thotë presidenti.

Ai thotë se me Kryeministrin Ana Brnabic dhe Dr Predrag Kon, ka biseduar sonte, dhe nesër ai del me një propozim që kanë kërkuar epidemiologët.
“Unë thashë që do të dëgjojme profesionistet, jo politikën. Do të dalim me propozim që ora policore të filloje nesër në orën 18 deri te shtunen në orën 5.”