SHPËRNDAJE

Organizata Elita Rinore në shkollën e mesme teknike “Presheva në Preshevë” kanë zhvilluar trajnim me maturantët ku si temë ishte ” Trajnimi për maturantët për ndërtimin e karrierave dhe dhënien e objektivave .

Ligjërues i këti trajnimi ishte prof. Denis Gafurri i cili për portalin preshevacom ka potencuar se qëllimi i kësaj ligjërate ishte vetë përmirësimi i vazhdueshëm për të ardhmën në jetën e tyre. Interesimi i maturantëve sipas prof.Gafurrit ishte mjaftë i madh dhe për të ardhmën pritet të ketë edhe aktivitete të tjera.

Almin Shaqiri,organizator i Organizatës Elita Rinore ka deklaruar se në vazhdën e sukseseve që ka kjo organizatë ata kanë zgjedhur të rinjtë e sidomos maturantët sepse ata janë në një kohë për zhvillim ku edhe duhet të zgjedhin për të ardhmën e tyre.

Ndërsa sot duke filluar nga ora 14-00 pritete të zhvillohet aktiviteti i rradhës po nga i njejti profesor “Trajnim mbi Bizeneset” për rëndësin e shitjes në nivel rajonal të cilat kapin targetin jashtë komunës së Preshevës, apo jasht territorit të Serbisë që sa më shumë të ketë efektivitet veprimtaria e tyre biznesore./presheva.com/