SHPËRNDAJE

Akoma pa kaluar një muaj që kur drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc Lela Jovanovic publikisht i tha “JO” hapjes së Ambulantës në fshatin Letovicë të Bujanocit edhe përkundër ekzistimit të objektit të ri dhe kushteve tjera, si edhe angazhimit të këshilltarit në KK të Bujanocit Ekrem Xhemailit për hapjen e ambulantës, organizata e cila vetën e konsideronë “Shpresë” e shpërblenë drejtoreshën me një dhuratë modeste për kontributin e sajë.

(Përfaqësuesit e Organizatës “Shpresa” me drejtoreshën e Sh.Shëndetit Lela Jovanovic gjat dhënies se dhuratës për kontributin e saj.)

Përvec Letovicës në vendbanimet shqiptare ambulantat ose përballen me kushte të vështira pune ose të shumtën e kohës ngelin pa mjekë. Në vendbanimet Nesalcë, Bilac dhe Koncul për gati një vit sikurse edhe gjatë sezonit të dimrit banorët edhe përkundër ekzistimit të ambulantave kishin mbetur pa kujdesin mjeksëorë në mungesë të mjekëve, ndërsa në Tërrnoc Ambulanta gjatë tërë sezonit të dimrit është përballur me problemin e ngorhjes qëndrore, në fund të janarit sistemi i ngrohjes ka qenë plotësisht jasht funksionit, ndërsa për dy javë rresht edhe sistemi i kompjutorëve, pa llogaritur që në këtë vendbanim me rreth 8 mijë pacientë një periudhë të gjatë nuk funkcionon ndërrimi i dytë e në raste as reaprti i pediatrisë, për të gjitha këto dikush duhet të mbajë përgjegjësi, sigurisht se jo popullata.

Nga ana tjetër më 21 Mars në ditën e Pranverës gjegjësisht në Ditën Botërore të Sindromës Down përfaqësuesit e Organizatës ”Shpresa” i ndanë dhurat drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në ditën kur në komunën e Bujanocit nuk u organizua as edhe një aktivitet për personat me Sindromën Down. Në rrjetin social të kësaj organizate thuhet se: Këto dhurata u ndanë si shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje për kujdesin e shtuar ndaj qytetarëve në sezonin e dimrit, kohë kjo kur qytetarët mw së shumti kërkojnë ndihmën e mjekut”. Por a kishte harruar kjo Organizatë se, po gjatë këtij sezoni të dimrit katër vendbanimet shqiptarë edhe përskaj objekteve kishin ngelur pa kujdesë shëndetësorë në vendbanimet e tyre./presheva.com/