SHPËRNDAJE

Murali i cili është krijuar nga artistë e aktvistë të Ojq “Be Active” nga Presheva,është përkrahur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë është i punuar tek objekti i Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” pranë ambienteve të Bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë.

Hedon Esati,drejtor i “Be Active” njëherit edhe koordinator i projektit thotë se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla sikur thekson se ky është murali i dytë që po realizohet në qytetin tonë : “Murali “Lets build together” ëshëe i dyti me radhë i realizuar në Preshevë deri sa muaj më parë në ambientet e Shkollës Fillore: ”Ibrahim Kelmendi” kemi realizuar muralin kundër gjuhës së urrejtjes dhe shpresoj që së shpejti të fillojmë edhe me realizimin e muraleve tjera” thekson Esati. Për Enis Abazin bashkë autor i punimit të muralit ishte kënaqesi dhe vërtet ndjenjë e mirë të punohet në grup dhe se ftesa për tu bërë pjesë e projektit kishte ardhur pas bashkëpunimeve të më hershme me Hedonin. Murali është realizuar në bashkëpunim të Enis Abazit e Valon Arifit nga Presheva ideuar e skicuar nga Zelko Lonar nga Beogradi./presheva.com/