SHPËRNDAJE

Organizatat ndërkombëtare tëakredituara në Beograd janë shprehur të gatshme që të ndihmojnë iniciativën për të pajisur qendrën e hemodijalizës e cila do të hapet në Preshevë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu .

Drejtori gjatë të premtës së kalluar ka realizuar një takim konsultativ me ambasadorin e Norvegjisë të akredituar në Beograd, Arne S. Bjornstad.

Ambasadori ka përkrahur idenë e drejtuesve të Shtëpisë së Shëndetit cili njëherit ka premtuar se do të ndihmojë këtë institucion në realizimin e projekti përmes institucioneve ndërkombëtare./presheva.com/