SHPËRNDAJE

Të rinjtë e komunës së Bujanocit gjithnjë e më shumë janë duke shprehur pakënaqësit e tyre ndaj pushtetit lokal.

Çështja e cila kohëve të fundit është duke i brengosur gjithnjë e më shum të rinjtë është buxheti në vlerë prej 40.000.000 dinarë për aftësimin profesional, që sipas tyre pushteti lokal këto mjete do ti shpenzojë për ti kushtëzuar taksapaguesit që ti mbajnë në pushtet edhe për 4 vitet e ardhshme.

Burim Osmani nga komuna e Bujanocit i cili menaxhon biznesin e tij privat i ka thënë presheva.com se, “Në lidhje me 40 milionshin për “aftësim profesional”, si zakonisht transparentë është vetëm vlera e ndarë, e cila është jo e arsyeshme përderisa nuk i kanë arsyetuar me rezultate pozitive edhe milionat tjerë që i kanë ndarë gjatë viteve të kaluara”

Ai gjithashtu ka thënë se “Si ka mundesi dhe si kanë guxim që paratë e taksapaguesve ti shpenzojnë vetëm që ti kushtëzojnë taksapaguesit që ti mbajnë në pushtet po të njejtën politikë edheër 4 vitet e ardhshme”

Osmani si taksapagues publikisht kërkon nga pushteti që të dal me raport publik për shpenzimin e parasë publike, të arsyetohen 40 milionët e vitit zgjedhor, si dhe të raportohet për milionat tjerë të shpenzuar për aftësim profesional vite me rradhë.

Ai është shprehur se, “dua të dijë, kush është “profesionalizuar” dhe kush ka mbaruar provimin shtetëror, që është edhe qëllimi kryesor i shpenzimit të milionave në këtë drejtim”.

Me planifikimin e buxhetit për vitin 2020 pushteti lokal i Bujanocit ka paraparë 40.000.000 dinarë (341.880 euro) për aftësimin profesiona/presheva.com/