SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar familjen Jashari në 22-vjetorin e rënies së tyre.

Osmani ka thënë se kujtimi për familjen Jashari do të jetë i përhershëm.

“Në kujtim të përhershëm për të gjithë anëtarët e familjes Jashari që ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot”, ka shkruar ajo në llogarinë zyrtare në Facebook.

Kryetarja e Kuvendit ka thënë se sakrifica e tyre është dritë udhërrëfyese për brezin tonë dhe brezat që vijnë pas nesh.

Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori.