SHPËRNDAJE

Ozil

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë besim në vete nëse dëshiron të bëj mrekullinë në përballjen kundër Monacos.
Ozil ka thënë se Arsenali mund të kualifikohet ndaj Monacos, mirëpo për ta bërë këtë gjë, ata duhet të kenë besim në vetën e tyre.
“Për neve është shumë e rëndësishme që të shënojmë herët, por ne duhet të jemi të kujdesshëm. Dëshirojmë të luftojmë nga minuta e parë e deri te ajo e fundit”, tha Ozil në konferencë për shtyp.
“Është një përballje të cilën duhet ta fitojmë patjetër. Duhet të shënojmë tre gola. Jam i bindur se nëse do të besojmë te vetja jonë dhe nëse shfrytëzojmë potencialin, atëherë mund të shkojmë përpara”, përfundoi Ozil.