SHPËRNDAJE

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu njofton pacientët që kanë nevojë #URGJENTE në kohën e orës policore prej orës 20 deri 05 mund të shkojnë me përcjellje deri në dy persona në Shtëpinë e Shëndetit.

Të gjithë rastet do të evidentohen dhe pastaj do të kontrollohen nga policia.

Për çdo keqpërdorim dhe nëse rastet evidentohet që nuk kanë qenë të nevojshme, do të denohen sipas ligjit thuhet kështu në informatën e Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu./presheva.com/