SHPËRNDAJE

Kongresmeni amerikan, miku i Kosovës, Eliot Engel është rizgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve. Për rizgjedhjen e Engel në Dhomën e Përfaqësuesve ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. “Herët në mëngjes mora lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara. Miku im por edhe i gjithë popullit shqiptar, Eliot Engel, rizgjedhet në Kongres. Një zë i hershëm dhe i fortë për Kosovën”, shkruan Pacolli në Facebook.