SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se pagesa e pagës minimale për sipërmarrësit do të bëhet më 4 qershor, 6 ditë më herët nga sa ishte paralajmëruar.

“Do ta kryejmë 6 ditë më herët, më 4 qershor, do të kryhet pagesa e e pagës minimale për sipërmarrësit, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe 50 përqind për ato të mëdha,” shpjegoi Vuçiç gjatë emisiont në televizionin Pink, përcjell presheva.com.
Vuçiç tha se pagesa prej 100 euro për rreth 1.350,000 qytetarë do të vazhdojë të hënën.
Ai u shpreh se Serbia do të ketë rritjen më të shpejtë ekonomike prej 6.1 përqind, por që ne nuk mund të mësohemi të jemi më të mirët, dhe jo më të këqit në Evropë, dhe se kemi tejkaluar shumë vende të rajonit./presheva.com/