SHPËRNDAJE

“Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Republikën e Serbisë të cilat u shtynë për shkak të pandemisë, tashmë po afrohen, ato janë caktuar të mbahen më 21 qershor.

Sa më shumë që afrohet dita e sovranit, aq më shumë do të aktivizohen profilat Fake dhe ata që shpifin, shajnë, njollosin dhe etiketojnë”, kështu e ka nisur komentin e tij në rrejtin social kryetari i APN-së në Bujanoci Arbër Pajaziti.

Pajaziti beson fuqishëm, që qytetarët tanë do të dijnë t’i injorojnë, të mos i besojnë e në fund edhe t’i ndëshkojnë ata.

Ai gjithashtu ka shkruar se “Alternativa për Ndryshim në Bujanoc, do të fokusohet në ofrimin e programit zgjedhor, do t’i ofroj qytetarëve një format ndryshe nga ata çfarë i kemi parë deri tash. Për këtë do të diskutojmë gjatë fushatës.

Ne nuk do të jemi “alternativa” e ndonjë partie politike, aq më pak e ndonjë “lideri”, ne do të jemi Alternativa për Ndryshim, do të jemi opsioni i ri për qytetarët, me program të kjartë e premtime të realizueshme” ka shkruar Pajaziti.

Në fund ai ka thënë se, “Ata që ju kanë gënjyer tash e 20 vite, ata do të mundohen të ju gënjejnë prap, sepse këtë dinë ta bëjnë më së miri.
Bujanocit i duhet ndryshimi, ne do ta sjellim atë./presheva.com/