SHPËRNDAJE

Kryetari i Alternativës për ndryshim në Bujanoc në një postim në rrjetet sociale ka thënë se disa politikanë duke tentuar të fshehin dështimet e tyre, po tentojnë duke u kamufluar dhe flasin për tema të mëdha.

Postimi i plotë:

“Duke u munduar të flasin për tema të mëdha, për bashkangjitje me Kosovën, për shkëmbime territoresh, madje edhe për “luftë me të gjitha metodat” , po tentojnë të zhvendosin vëmendjen nga dështimet e një pas njëshme në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kryerjen e obligime ndaj tyre.

Jo që nuk e dinë çka do të bëhet me kujfijtë, por as që ja kanë idenë, ashtu sikur nuk e di as unë.

Ju angazhohuni t’i mbuloni gropat edhe kryni obligimet ndaj OJQ-ve, organizatava sportive, praktikantëve, subvencioneve për bujqësi dhe biznese dhe kur të shtroni ndonjë rrugë me këtë asfaltin e ri që ka fillu “të hahat” siguronu që rruga nuk kalon në ndonjë pronë private dhe do të ishte më mirë punët t’i kryenin kompanitë vendore.

Për këto punët e medha, rroftë Hashim Thaçi dhe SHBA.”, ka shkruar Pajaziti.(presheva.com)