SHPËRNDAJE

Në disa medie lokale sot është plasuar lajmi se Komisioni Republikan Zgjedhor ka ndërprerë mandatet e anëtarëve të Alternativës për Ndryshim në Këshillin Nacional.
Lidhur me këtë, Presheva.com ka kontaktuar kryetatin e APN-së në Bujanoc, Arbër Pajazitin, i cili njëkohësisht ishte edhe kandidat i këtij subjekti politik për kryetar të këtij organi.

Pajaziti ka thënë se qëllimisht kanë bojkotuar pjesëmarrjen në këtë institucion dhe se ndërmarrja e KRZ-së është veprim i pritshëm për ta.
„ Mos prezenca ka qenë një veprim ndaj zgjedhjes së një institucioni jolegjitim. Bartësit e këtij organi janë produkt të votave të vjedhura, dhe çdo pjesëmarrje e jona do ta legjitimonte hajninë e kutijave të votimit „, është shprehur Pajaziti.
Më tej Pajaziti ka thënë se „ edhe përkundër këstij fakti, partitë opozitare kanë më tepër vota se sa shumica e krijuar në koalicion që i’a zbehë legjitimitetin atij.

Pajaziti thotë ka qenë gjithnjë kundër që KNSH i cili duhet qenë institucion reprazentativ i shqiptarëve të ketë pozitë-opozitë.
„ Partia që ka dalë e para nga zgjedhjet e fundit nuk e ka parë të arsyeshme të na ftojë në funksionalizimin e këtij organi, kështu që vet është fajtore e ndasive ndërshqiptare.

Për dallim nga partitë e vjetra dhe mendësitë komuniste, APN është e përgjegjshme ndaj unifikinit të faktorit politik shqiptarë, siç dëshmoi së fundmi me krijimin e Listës unike për zgjedhjet parlamentare „ , ka thënë Pajaziti.

Në fund, Pajaziti ka thënë se KNSH në këtë përbërje edhe ashtu ka dështuar deri më tani, dhe se përveç fotografimit të kreut të tij nuk ka bërë gjë tjetër./presheva.com/