SHPËRNDAJE

“Po shkojmë drejt javës së katërt, gjithnjë duke numëruar mbrapsht, po i afrohemi ditës „ D „, e diel 21 qershor.
Me 21 kanditat për këshilltarë, duke synuar qeverisje me së paku 21 të zgjedhur shqiptarë, në shekullin 21 synojmë përfundimisht të përmirësojmë jetën tonë, e mbi të gjitha të fëmijëve tanë.

Pas çertifikimit, ju struktura të APN-së në Degën e Bujanocit, së bashku me mua, është momenti t’i përvishemi punës.
Edhe ju anëtarë e simpatizantë duhet të jeni në nivel të detyrës.
Ka ardhur koha të bëjmë gara mes veti, se kush po jep më shumë kontribut.
Ky kontribut nuk do të shkoj vetëm në favor të partisë, por të të gjithë shqiptarëve, e pse jo edhe në të mirën e gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit.

Si askush më parë, kemi funksionuar 4 vjet si organizim politik pa pasur zgjedhje.
Por tash ka ardhur koha ta kurorzojmë mundin dhe sakrificën tonë.
Tregojini secilit qytetarë synimin tonë, qoftë ai i ri apo i moshuar, burrë apo grua, tregojini planin dhe programin për një Bujanoc ndryshe, për një Bujanoc më të mirë.

Nuk keni nevojë të turpëroheni. Jeni të pastërt si loti. Të pakorruptuar në pushtet, të pakontrolluar dhe padirigjuar nga oligarkët, pa diktaturë nga „ shefi „ dhe „ bosët e partisë „.
Nuk ka kush ju nënçmon dhe ju shantazhon.
Kërkojeni hakun tuaj. Kërkoni se koha e shumëpritur erdhi.
Jeni të vetëdijshëm se rinia duhet të qeverisë me Bujanocin. E ku ka më tepër të rinj se në APN? !
Keni vetëbesim sepse jeni në rrugë të drejtë.
Mos u dorëzoni në asnjë mënyrë, por përkundrazi, kur ju duket se e keni më së vështiri, mu atëherë jepni shtytje vetes.

Vetëm kështu arrihet suksesi.
Angazhim, angazhim, angazhim….vetëm kështu do të kemi ndryshim dhe përparim!

“Alternativa Shqiptare”” ka shkruar kryetari i APN në Bujanoc, Arbër Pajaziti./presheva.com/