SHPËRNDAJE

Këshilli Nacional Shqiptarë në faqen zyrtare në FB dje ka publikuar një foto të cilën e ka përshkruar si “KËRKESË PËR MBËSHTETJE INSTITUCIONALE SHQIPTARËVE NË LUGINËN E PRESHEVËS”. Megjithse në përshkrimin nga ana e KNSH-së thuhet: (Në një iniciativë të përbashkët, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa bashkë me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputetin popullor, Fatmir Hasani, si përfaqësues institucional të Luginës së Preshevës)

Përveç adresave dhe titullit të shkruar në këtë “Kërkesë”, nuk figuron asgjë tjetër që e bënë zyrtare, nënshkrim apo vulën e ndonjë institucioni, aq më tepër që nuk shihet as data e dorëzimit, andaj vlerësimin e seriozitetit dhe rëndësisë, po ua lëmë lexuesve.

Nga ana tjetër, kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, në postimin e tij lidhur me këtë “kërkesë” ka shkruar: “KNSH paska publiku titullin e një kërkese të “përbashkët” të cilën e paskan quajtur “Kërkesë për mbështetje institucionale” nga “përfaqësuesit institucional”

Së pari kjo kërkesë duhet të publikohet në tërësi, çka përmban ajo?!

Së dyti për të qenë kërkesa serioze, është dashur të jetë kërkesë e përfaqësuesëve politik dhe institucional, e jo kërkesë njëpartiake, sepse të gjithë e dimë ndikimin tuaj në partitë të cilat qeverisin në Kosovë, pa msit as n’koridor të kuvendit nuk muni me hy.

Së treti, pse në këtë dokument nuk është nënshku edhe Leme Xhema, pasi që ajo po i pëfaqëson shqiptarët e Medvegjës institucionalisht?!

Tendenca juaj po shihet. Të hënën ju dilni edhe thoni, ja, pasi ne kërkuam, Kuvendi mbajti seancë dhe i solli këto vendime. Ska dert, besoni që nuk jam xheloz pse nuk jam nënshkruar edhe une në këtë çerek letër pa adrsë, bile sinqerisht e kisha dhënë ndihmën time edhe nga jasht, po çka me ju bo, as nuk po dini as nuk po vetni.

Ja një propozim konkret: Kërkoni Kuvendit të Republikës së Kosovë, që ta nxjerre një vendim, me të cilin e obligon qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj, të ndajnë mjete finasiare që ta nxjerrin Komunën e Bujanocit nga bllokada, ka shkruar Pajaziti./presheva.com/